Qendrat e mëdha urbane të rajonit të Ballkanit do të përjetojnë valë më të mëdha të të nxehtit se zonat rreth tyre.
Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon.
Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.
Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4% në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.
Banka Botërore raporton se valët e të nxehtit kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike dhe kanë ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.
Qytetet e Ballkanit Perëndimor vuajnë gjithashtu nga ‘pabarazia termike’. Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara./Monitor