Në emisionin ‘ 5 Pyetjet’ ku po flitet për drejtësinë e vonuar, gazetarja Keti Banushi ka zbardhur disa shifra alarmante.
‘Janë 38800 çështje dhe kemi vetëm 26 prokurorë. Ndërkohë organika është 78.
Nga harta e re gjyqësore ka pasur debate të shumta, ne përballemi me faktin që ka qytetarë që kanë vite që presin.’ u shpreh ajo.
Ndërkohë ka folur edhe për faktin që ky fluks po shkakton dhe probleme sociale.
“Është bërë problematike dhe për njerëzit që divorcohen pasi nga gjykata e parë çështjet kanë kaluar të gjykata e Apelit. Ri-martohen sërish njerëzit, bëjnë fëmijë dhe nuk marrin dot fëmijët atësinë se rezultojnë të martuar sërish.” tha Banushi.