Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh se gjatë mbledhjes se Ervin Muça mori të dhënat nga TIMS së bashku me 2 persona të tjerë. Ai u shpreh se njëri nga ata ishte i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion.
“Më datë 2 gusht, te porta kryesore kanë hyrë Besian Tanuzi dhe Klodian Mazari që në mbledhjen e kaluar thashë është dënuar në Itali për prostitucion dhe trafik droge, me detyrë përgjegjës sektori pranë AKSHI. Dhe një vajzë, Marjana Shehu që nuk është punonjëse e Sistemit TIMS. Pra drejtori ka shkuar me dy persona. Ky që është ngarkuar për të ruajtur, ka marrë një të dënuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha midis të tjerash Dogjani.