Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga shefi i Mjekimit të Intensives, Shaqir Uka.
Ai deklaroi se vajza nuk arriti t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.
“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.
Policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.