KPK ka shpallur ditën e sotme ka marrë vendimin për shkarkim nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli.
Vendimi u morr me shumicë votash nga trupa gjykuese e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
Kullolli në seancën e parë në 1 mars kundërshtoi gjetjet mbi mungesën e burimeve financiare të ligjshme për disa pasuri. Në seancën e dytë më 12 prill dha shpjegime lidhur me gjetjet e konstatuara bazuar në disa denoncime të publikut.
Madrid Kullolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar për gati dy dekada si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit.