Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi në parim projektligjin për Zhvillimin e territorit, vetëm me votat e mazhorancës.
Zv.ministrja e infrastrukturës Enkeljda Muça sqaroi se ndryshimet në ligj synojnë rritjen e transparencës në dhënien e lejeve të ndërtimit
Sipas zv.ministres në draft është parashikuar unifikim i procedurave edhe me këshillin kombëtar të ujit.
Në projektligj propozohet aplikimi i procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e aplikimeve, për investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.