Konventa e Traktatit të Bernës ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës.
Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët për shtyp të 4 organizatave shqiptare, një amerikane dhe një britanike.
Kjo sipas tyre do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.
Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit.