Në një çerekfinale të çmendur Reali i Madridit doli fitimtar për herë të parë në histori nga një transfertë në ‘Etihad Stadium’. Kjo me 14 herë kampionët e Evropës që fituan me penallti ndaj rivalëve të Manchester Cityt, kështu kampionët në fuqi i thonë lamtumirë Championsit.
Manchester City 1-1 Real Madrid (3-4 pas penalltive)/ Real Madrid i falet portierit Andriy Lunin dhe penalltive pas 120 minutave të mbyllura 1-1 kundër kampionëve në fuqi të Champions League. “Galaktikët” e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në avantazh me Rodrygo pas 12 minutave lojë, para se “Qytetarët” të kontrollonin gjithçka dhe të barazonin me De Bruyne në të 76 minutë.
Pas kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë ndeshja përfundoi 1-1, teksa gjithçka u vendos nga “ruleta e penalltive”. 3-4 fituan madrilenët, me portierin e Real, Lunin, që bëri dy pritje kundër Silvas dhe Kovacic. Te Real gaboi Modric penalltinë e parë, por në fund fati ishte me djemtë e Ancelottit.
VIDEO/ Manchester City 1-1 Real Madrid