-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi kritika në mbledhje: Partia nuk ecën me servilizëm

Kryesoret

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së i ka kthyer përgjigje Ilir Metës për nepotizmin në parti.

‘Të vendoset pikë staturore që buxheti i fushatave elektorale të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate që do të jenë kandidate në këshillin kombëtar.

Po dëgjojmë vetëm nepotizëm prej 2 javësh. Do tu isha mirënjohëse të më përcaktonin se çdo të thotë fjala nepotizmi në partinë politike. Parti politike do të thotë bashkim kombëtar dhe nuk ka asnjë fjalë në ligjin për partitë politike për nepotizëm. Personat që e kanë hartuar të më argumentojnë fjalën nepotizëm. Në një parti politike rëndësia më e madhe është meritokracia.

Duke pasur parasysh se çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë dhe kontribute. Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi. Në një parti politike të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të rinj.’- tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit