Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar foton e ribashkimit të djalit 3-vjeçar me nënën e tij një javë pasi e mori gjyshja.
“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.
Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së PolicisëDurrës”, shkruan Balla.
Fëmija u dorëzua në Policinë e Durrësit nga gjyshja Barhrije Gjuni. Ajo ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vëllai u arrestuan nga Policia si të përfshirë.