Një gjysmëfinale e cila mendohej të ishte e thjeshtë për Manchester United rezultoi një surprizë e vërtet, të paktën deri më tani.
Për një vend në finalen e FA Cup, ‘Djajtë e Kuq’ do duhet të kalojnë Coventry, skuadër e cila luan në kategorinë e dytë, normalisht sfavoriz absolut në letër.
Manchester United arriti të merrte një avantazh 0-3 vetëm brenda 1 ore lojë, me McTominay, Maguire dhe Bruno Fernandes që u duk se vulosën ndeshjen.
Megjithatë futbolli anglez dhuron surpriza të çmendura edhe në kupa pasi Conventry thuajse ka bërë mrekullinë, me dy gola në minutën e 71 dhe 79-të, arritën të rihapnin sfidën, me djajtë e kuq që pësuan një trullosje, dhe një gol në minutën e fundit bëri që shifrat të shkojnë në 3-3.
Një barazim i çmendur i cili tani po zgjidhet në shtesë.