Situata e moti të keq dhe punimet që po kryhen në Vlorë, kanë bërë të mundur që në dalje të tunelit të Llogarasë të ketë rrëshqitje dherash dhe gurësh duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë mjetet e firmës që po kryen punimet për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.
Pas ndërhyrjes, trafiku u rikthye gradualisht në normalitet, ndërsa autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonën e punimeve.









