-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dendura bllokojnë rrugën Bogë-Theth

Kryesoret

Teksa pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshjet e shiut shoqëruar edhe me rrebeshe, në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit janë rikthyer reshjet e borës.

Situata është e tillë në aksin Bogë-Theth, ku dy mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugën e hapur. Në këtë aks lëvizet me goma dimërore. Në qarkun Kukës në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit kanë rinisur reshjet e borës. Në Fierzë niveli i ujit ka arritur në 294 m, 2 metër larg nivelit maksimal.

Në Korçë reshjet e borës në lartësitë mbi 1400 metër i ka lënë vend shiut, ndërsa nuk raportohen problematika. Në Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon ne 30 centimetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit