Ditën e sotme, dy muaj pas zjarrit, ka nisur puna për riparimin e dëmit në urgjencën e QSUT-së.
30 milionë lekë të reja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rivënia në funksion e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, edhe pse kur godina u përfshi nga flakët ishte ende brenda garancisë së ndërtimit.
Akuzat politike kanë qenë të shumta për shkakun e zjarrit dhe cilësinë e punimeve, prokuroria ka nisur hetimet.