-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani: Përgjegjësi për këtë luftë është SHBA, përshkallëzimi i pashmangshëm

Kryesoret

Përgjegjësinë për luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme ia atribuon Shteteve të Bashkuara ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i situatës është i pashmangshëm.

Në një intervistë për Al Jazeera, Araghchi theksoi se prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik e bën përshkallëzimin të pashmangshëm, ndërsa mbrojti “të drejtën e Iranit” për kundërpërgjigje. Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se sulmet iraniane kanë në shënjestër popullsinë civile.

Në të njëjtën kohë, kryediplomati iranian paralajmëroi se mund të vendosen rregulla të reja për lundrimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

Araghchi refuzoi mundësinë e një armëpushimi, duke theksuar se zgjidhja e vetme mbetet përfundimi përfundimtar i luftës.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa përplasjet mes palëve vijojnë të intensifikohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit