-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investigimi i RAI 3, reagon Bardhi: U pohua dyshimi mbi Olsi Ramën për trafik kokaine

Kryesoret

Kreu i grupit Parlamentar të partisë Demoktatike Gazmend Bardhi ka bërë një regaimnë rrjetet sociale lidhur me investigimin që ka bërë programi televiziv shtetëror “RAI 3” lidhur me kampin e emigrantëve.

Bardhi u shpreh se media serioze italiane pohoi denoncimin e bërë nga opozita për çështjen e Xibrakës.

Gjithashtu Bardhi theksoi se investigimi i djeshëm i medias italiane rikonfirmon se e vërteta nuk fshihet dhe as nuk izolohet.

“Investigimi i programit televiziv shtetëror Italian “Rai 3”, për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës, është dëshmi e vërtetësisë së shqetësimit të opozitës në këto 11 vjet. Shembulli më domethënës i kësaj lidhje është ndërtimi për herë të parë në Shqipëri i Laboratorit më të madh në Ballkan të përpunimit të kokainës në Xibrakë. Policia dhe Prokuroria në atë rast kanë dështuar me dashje hetimin e plotë të rastit!
Dokumentet e konfirmuara dje nga investigimi i “Rai 3”, pohojnë hijen e dyshimit mbi rolin e Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të kokainës që planifikohej të realizohej përmes Laboratorit të Xibrakës.
Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë gjykuar tashmë pjesërisht dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.” shkruan Bardhi në postim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit