-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavdi dhe turpërim! E gjithë bota kthen sytë nga derbi i Milanos

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme do të zbresë në fushë ‘derbi della Madonnina’ ose derbi i Milanos që mund të vulosi përfundimisht Serie A.

Interi do të përballet me Milanin, në atë që mund të jetë përballja më e zjarrtë midis dy rivalëve të përjetshëm, pasi në rast fitoreje zikaltërit do të jenë automatikisht kampion të Italisë.

Një fakt i cili do të thotë vetëm një gjë për klubin e Milanit dhe tifozët e tij, turpërim!

Për më tepër Interi mund të shtojë yllin e dytë në fanellë, dhe do të kalonte kuqezinjtë në numrin e titujve të fituar në Serie A.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët. Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit