Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit në seancën e cila pritet që të mbahet nga ora 16:00.
Në këtë seancë Osmani do të përballet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit të presidencës Osmani pritet që të flasë për demokracinë, sundimin e ligjit, zbatimin e të drejtave të njeriut si dhe tema të tjerë që përbëjnë rëndësi për Kosovën.
Gjithashtu Osmani është shprehur se do të flasi edhe për domosdoshërinë që duhet të jetë për krimet që Serbia ka kryer ndaj Kosovës.
Ndërkohë që Vuçip është shprehur se se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.