Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje ku mendohet se shkaku i këtij aksidenti është shpejtësia e lartë.
2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Uniformat blu në vendngjarje po punojnë per të dokumentuar rastin.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.
Kjo pjesë e bay passit në Lushnje, ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.