Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestrimin për kompaninë “Ayla sh.p.k”.
Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare).
Pronari i kësaj kompania ishte një nga të afërmit e Gëzim Çelës i njohur ndryshe edhe si “baroni i drogës”.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “” sh.p.k. dhe M.Th.” thuhet në njoftimin e Apelit të Posaçëm.