Pak ditë pasi Endrit Brahimllari dha dorëheqjen ai ka treguar edhe pse ndodhi kjo gjë.
Ai shprehu se një nga arsyet ishte që Partia e Lirisë të mos përfundonte duke u përçarë si PD-ja.
“Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja”
Ai mohon që mes tij dhe Metës të ketë pasur përplasje
”Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar siuatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjejgësi mban të gjithë ekipi”
Ftohja a është nxitur nga dëshmia e Brahimllarit në SPAK?
Vetë ai e mohon. ‘Nuk ka lidhje’