Endrit Braimllari rrëfeu në ‘Frontline Interview’ se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë.
Pyetje: Kam dëgjuar që ka pasur sulme edhe tek baza në adresë tënde? Vetëm për ty por edhe për familjarët?
Braimllari: Jo nga ana ime, nuk ka lidhje me familjarët. Ky nuk është zoti Meta. Është e kotë ta ngarkojmë me këtë përgjegjësi. Kandidati që do jetë për sekretar të përgjithshëm, ka shkuar në disa struktura dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim. Unë nuk do e bëja një gjë të tillë, për shumë e shumë arsye. Sepse kontributi im është i jashtëzakonshëm në 19 vite dhe unë nuk doja që kjo gjë të reflektohej poshtë tek njerëzit.
Pyetje: E keni të vërtetuar këtë? I referohesh Tedi Blushit apo jo?
Braimllari: Unë e kam të vërtetuar çdo gjë, sepse nuk ka qenë një person, kanë qenë disa persona, por kjo nuk është problemi im. Sepse unë nuk ka kulturë tjetër të politik bërjes. Nuk e kam personale me personin në fjalë. E kam me një frymë të përgjithshme. Çka do të thotë duhet të jemi të kujdesshëm në komunikimin e mesazheve poshtë në bazë. Sepse në gjykimin tim, baza duhet të jetë e paprekshme