-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama zbulon bisedën me drejtorin e RAI 3: Njësoj si kur flisnin dikur për trafikantët dhe prostitutat e Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në intervistën e tij për “Top Channel” edhe për bisedën me drejtorin e Rai 3 lidhur me dokumentarin e transmetuar pak ditë më parë, ku në qendër të akuzave ka qenë sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Rama tha se ka shkëmbyer mesazhe me drejtorin e Rai 3 dhe më pas kanë biseduar në telefon. “Ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq”, tha Rama.

Muhamed Veliu: Kryeministër cili ishte impresioni juaj i parë për dokumentarin e Rai3?

Edi Rama: Nuk kam parë dokumentarin, por kam marrë një përmbledhje të shkruar dhe jetojmë fatkeqësisht në një kohë dhe një botë ku ajo shprehja e urtë e popullit që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat’, sot është në një proporcion krejt tjetër, sepse kur e vërteta vesh pantallonat janë 7 gënjeshtra të tjera që bëjnë xhiron e botës, pra ka humbur dhe tretet çdo ditë ekuilibri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës në mungesë të një fuqie që ka kapacitetin të përmbajë gjithë këtë lukuni gënjeshtrash që shpërndahen me një shpejtësi marramendëse në një pasqyrë të informimit të publikut përmes shumë burimesh. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit