-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi po dërgon Xhaçkën në Kushtetuese, Basha: Skemë boshe, duhet aksion politik!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi po dërgon për herë të dytë mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Në listë kanë firmosur edhe deputetë që janë me grupin e Lulzim Bashës. Por vetë ky i fundit, e quan pazar dhe skemë boshe.

As nuk kemi ndaluar, as nuk kemi lejuar askënd, por është bindja totale e PD-së se kthimi në Gjykatë Kushtetuese është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedentë në 30 vite. Gjykata Kushtetuese ka folur dhe kur flet ajo, parlamenti bindet.

Në vend që të kërkohen rrugët politike, kjo patinohet, po pastaj ku do ta çosh, te dajë Ceni, ky është një akt, “bëjmë sikur” dhe kur të mbarojë gjithë loja ka mbaruar edhe mandati i parlamentit.

Këtu ka dy gjëra, rasti konkret i Xhaçkës që duhet të referohej sikur ka vendosur Gjykata dhe akti i dytë, precedenti që ka vendosur Rama. Përpjekja për ta çuar në Kushtetuese është faliment politik, fajësi në një pazar.

Akti i parë ishte falja e drejtorëve me amnistinë penale, që është mesazh që Rama dhe Veliaj u çojnë drejtorëve, “që kur vjen dita ne ju falim”. Ramës dhe Veliajt u ka zënë rrota bishtin me SPAK-un. Por që në këto akte të jetë bashkëpunëtore një pjesë e opozitës kjo është e pafalshme” tha ai.

Basha: Dy lëvizje për të fuqizuar prokurorët dhe SPAK-un

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit