Grupi parlamentar i Partisël Demokratike sërish do të dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatiti të Olta Xhaçkës.
Padia do të dorëzohet në orën 12:30, ndërsa në përfundim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, do të japë një komunikim për mediat.
“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, theksoi Bardhi pak dite me pare.