Është vetëdorëzuar 39-vjeçari i shpallur në kërkim Edison Demiri, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetë dorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.
39-vjeçari ishte dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Apelit Korçë, me vendim të datës 14.11.2023.
Kjo për veprën penale Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.