Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme eskpertimin në lidhje me shkakun e shpërthimi në Gërdec.
Pas seancës së sotme Mediu u shpreh se ka ekspertë ushtarakë që mund të bëjnë vlerësimin dhe sipas tij gjykata duhet të përcaktojë nëse do të jenë shqiptarë apo të huaj.
“Të bëhet akt-ekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Fatmir Mediu.