Janë ekstraduar në Shqipëri 2 persona të cilët janë dënuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia ka ekstraduar nga Italia Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Holanda në Itali gjatë periudhës nëntor 2007-shtaor 2008.
Një tjetër i ekstraduar është K. U., 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali 3.4 ton hashash dhe 35 kg kokainë.