-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fondacioni ‘Hasan Tahsini’ sjell ‘Rënkimet e Çamërisë’ së Fatos Mero Rrapajt

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Atdhetare Labëria organizuan aktivitetin në kujtim të jetës dhe veprës së Fatos Mero Rrapajt, njeriut institut, mjeshtër i madh i folklorit dhe trashëgimisë shqiptare. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” solli në këtë aktivitet librin “Rënkimet e Çamërisë” botim i dytë.

Drejtuesi i Fondacionit, Alket Veliu u shpreh se Fatos Mero Rrapaj, “porsi një bletë punëtore, hyri në çdo shtëpi për të mbledhur nektarin e çmuar të folklorit shqiptar të Çamërisë e Labërisë”.

Akademikë, studiues, por edhe miq që e kanë njohur dhe takuar nga afër mjeshtrin Fatos Mero Rrapaj u shprehën se i kushtoi jetën mbledhjes së folklorit duke e shpëtuar tradhëgiminë labe, çame por edhe të trevave të tjera nga vdekja.

Ata kërkuan që t’i ngrihet një monument në Tiranë ose Vlorë për kontributin e çmuar që ka dhënë, por që shteti e ka harrur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit