-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel/ Petkoviç: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Kryesoret

Në takimin e së enjtes në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte qëndrime shqetësuese sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se bisedimet, ishin të vështira dhe të tensionuara.

Petkoviç ka thënë sot se pas shtatë orësh bisedime në Bruksel, Beogradi ka treguar konstruktivitet, ka paraqitur propozimet e tij për gjetjen e zgjidhjes, por se Prishtina nuk dëshiron zgjidhje.

Siç raportojnë mediat serbe, ai u tha gazetarëve në Bruksel se raundi tjetër i dialogut do të zhvillohet më 13 maj.

“Bisedimet kanë qenë të vështira dhe të tensionuara, por kanë qenë të drejtpërdrejta, gjë që është mirë. Unë dhe ekspertët patëm mundësinë që të paraqesim propozimet tona për idetë e BE-së dhe për të zgjidhur çështjen e dinarit, sepse me atë vendim Kurti kërcënoi mbijetesën e popullit serb. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht, bëhet fjalë për ekzistencën e serbëve”, tha Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit