Një operacion policor është zhvilluar orët e para të mëngjesit të sotëm ku është zbuluar rreth 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia bën me dije se kjo sasi ka qenë e fshehur në një automjet dhe po transportohej nga 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskop ndërsa dy personat shoferi dhe pasagjeri janë arrestuar.