-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjejnë rrobat dhe biçikletën buzë rezervuarit, dyshohet se 58-veçari është vetëmbytur

Kryesoret

Një 58-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin në Përrenjas ditën e djeshme.

Familjarët bëjnë me dije se ai u largua që në mëngjes nga banesa dhe më pas kanë gjetur rrobat dhe biçikletën e 58-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit