Futet në një tjetër spirale përplasje kriza në komisionin hetimor për kontratat në shëndetësi. N/kryetari i komisionit Plarent Ndreca e ka mbledhur komisionin vetëm me anëtarët e shumicës, pa praninë e opozitës që drejton komisionin. Ndreca tha se plani i tyre është më i gjerë dhe përfshinë periudhën përpara 2013.
“Janë përfshirë të gjitha pikat që ka kërkuar pala tjetër. Plani ynë është më i gjerë dhe lidhet me arsyet se përse është marrë vendimi politik dhe pse ka shkuar ministria e Shëndetësisë për dy koncesionet.
Duhet një hetim mbi situatën përpara se ky vendim të jetë marrë dhe situatën e shëndetësisë para 2013. Kjo është arsyeja që ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin për koncesionin e check-up dhe sterilizimit” tha ai.