-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani i zhgënjyer: Ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë!

Kryesoret

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (25 prill), ekipi i Vllaznisë dha një lajmë befasues. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodranë njoftoi shkarkimin e trajnerit Qatip Osmani, duke zyrtarizuar në krye të pankinës trajnerin Tomas Bërdariç.

Për këtë një reagim ka dhënë dhe Qatim Osmani,  i cili kujton se ku e mori ekipin dhe tashmë është në garë për titull. Osmani tregon edhe kontratën që kishte me klubin shkodran:

“Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual.

Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.

Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lart për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë” thuhet në reagimin e trajnerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit