-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej 2 vitesh i infektuar, i moshuari konstatohet me mbi 50 mutacione të COVID

Kryesoret

613 ditë i infektuar me COVID ka qëndruar një 72 vjeçar holandez.

Me sistem të dobësuar imunitar, ai u intubua pasi i kaloi 613 ditë në spital, thanë studiuesit holandezë.

Pacienti 72-vjeçar me çrregullim gjaku, nuk arriti të krijonte një përgjigje të fortë imune ndaj injeksioneve të shumta nga coronavirusi, përpara se të prekej nga varianti Omicron në shkurt 2022.

Në analizat e detajuara të mostrave të gjakut u konstatua se burri zhvilloi rezistencë ndaj sotrovimab, një trajtim antitrupash Covid, brenda pak javësh, thanë shkencëtarët në Qendrën për Mjekësinë Eksperimentale dhe Molekulare të Universitetit të Amsterdamit.

Më vonë fitoi mbi 50 mutacione, duke përfshirë disa që sugjeronin një aftësi të zgjeruar për t’iu shmangur mbrojtjeve imune.

Infeksioni 20-mujor SARS-CoV-2 është më i gjati i njohur, sipas studiuesve, të cilët po e paraqesin rastin në një takim mjekësor në Barcelonë javën e ardhshme.

Ndërsa virusi i tij mutant nuk dihej se kishte infektuar njerëz të tjerë, por theksohet se si infeksionet e zgjatura i mundësojnë virusit pandemik të grumbullojë ndryshime gjenetike, duke shkaktuar potencialisht variante të reja shqetësuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit