-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

40 ditë burg për ‘Buzëderrin’ e Vlorës

Kryesoret

Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, i njohur si “buzëderri”, ndërsa ka caktuar dhe masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”.

Sipas prokurores Aurora Hajro dhe gjyqtarit Artan Ciraga, vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Gjatë seancës, Sinomati nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por është shprehur se është dakord me avokatin.

Pala mbrojtëse ka kërkuar ekstradimin por edhe faktin se me vendimin e Gjykatës Italiane i akuzuari duhet të njihej më parë. Sinomati është dënuar në mungesë në Itali sipas palës mbrojtëse në vitin 2000.

Drejtësia italiane e ka dënuar për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit