Politikania nga Kosova, Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë ku ka mbajtur dhe fjalën e saj. Tahiri tha se Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë.
“Sot Shqipëria është në udhëkryq. Në një anë, autokracia, korrupsioni, ikja e rinisë, mjerimi demokratik. Në anën tjetër është shpresa. Shqipëria ka burra dhe gra që ia binë shpresën shqiptarëve. Ka lider Ilir Metën, lider, vizionar, i vendosur, i guximshëm.
Ilir Meta është lider që i duhet Shqipërisë. Kur Kosova u kërcënua për kufijtë, doli hapur dhe kundërshtoi ndryshimin e kufijve. Në anën tjetër ishte kryeministri Rama po copëton Kosovën. Nuk ishte vetëm Rama, por me Vucic dhe Thacin. Nuk i lejuam. I mposhtëm dëmtuesit e Kosovës” tha ajo.