Ditën e sotme po zhvillohet Konventa e PL-së. Të pranishëm janë edhe Belind Këllici dhe Klevis Balliu, si përfaqësues të Rithemelimit.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai përmendi disa nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fituan zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe deklaroi se “nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42”.
“Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.
Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42” tha ai.