Në Pallatin e Kongreseve do të mblidhet ditën e sotme Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Ilir Meta pritet që të zgjidhet President i forcës që themeloi në 2004 dhe që i ndryshoi emrin një vit më parë.
Përballë në garën për President, ai ka Faik Bashën, një ish drejtues policie aktualisht kryetar i degës së Kamzës. Megjithatë nuk pritet që të ketë surpriza. Objektivi kryesor i deklaruar është shkëputja nga nepotizmi të partisë.
E thënë shkurt për të larguar automatikisht Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese. Nuk pritet që të mungojnë sulmet kundër SPAK-ut dhe Altin Dumanit, që këtë muaj kanë qenë mjaft të forta nga Meta.