-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kërcet’ arma në Prishtinë, të shtëna drejt lokalit

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dikush po dyshohet se ka gjuajtur disa herë në një lokal për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar por nuk është hasur personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja që janë sekuestruar, teksa është bastisur edhe lokali.

Pas përfundimit të procedurave policore, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të tij është inicuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit