Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, paraqet nevojën për ndryshme themelore si rrjedhojë e zhvillimeve demografike, ku popullsia kontribuuese po pakësohet më shumë se parashikimet dhe numri i përfituesve po rritet.
Qeveria dhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë analizuar disa opsione, të cilat do të jenë gati këtë vit. Nëpërmjet tyre synohet të korrigjohen defektet që dolën nga zbatimi i reformës së vitit 2014, duke garantuar në të njëjtën kohë edhe qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të skemës dhe të ardhurat e pensionistëve.
Ndryshimet që po diskutohen pritet të marrin në konsideratë uljen e viteve me kontribute për pension. Burime nga entet publike, që janë përfshirë në diskutim për reformën e pensioneve, pohuan “Monitor” në kushtet e konfidencialitetit disa nga opsionet që po diskutohen, ndër to ka propozime për uljen e masës së kontributit.
Në diskutim është edhe forma e indeksimit të pensioneve, ku një alternativë mund të jetë edhe rritja në të njëjtën përqindje e pensioneve si paga mesatare. Për më shumë kliko KËTU