Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku në oërt e para të mëngjesit ka pasur një sulm me armë zjarri.
Rreth orës 03.40, jashtë klubit Cabaret në Marousi, në Avenue Kifissias 10-12, si pasojë e të cilit një 21-vjeçar ka humbur jetën ndërsa një 20-vjeçar është dërguar në spital me plagë.
I riu që humbi jetën është qëlluar me plumb në qafë ndërkohë i plagosuri cili është ushtar, është qëlluar me plumb në kofshë.
Dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq. Hetimet policore janë duke vijuar ndërsa autori i sulmit është shpallur në kërkim. Hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.