Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore para se të shkojë në “EURO 2024” kundër Lihtenshtejnit dhe AzerBajxhanit.
Ndërkohë që janë zbuluar stadiumet dhe oraret e dy ndeshjeve që do të zhvillohen.
Në datën 3 qershore në orën 20:00 në stadiumin “Halandasa Sport Komplexum” në Hungari do të luhet ndeshja me Lihtenshtejnin ndërsa 4 ditë më vonë në datën 7 qershor në orën 19:00 do të luhet në të njëjtin stadium ndeshja me AzerBajxhanin.
Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh. Pritet që të gjitha biletat të jenë të shitura për këto miqësore, duke parë interesimin e madh të tifozërisë kuqezi.