Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka pritur Kryeministrin e Malit të Zi në Berlin.
Scholz nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” ka shprehur se Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Asnjë vend tjetër në Ballkan aktualisht nuk është më i përcaktuar për progres për krijimin e kushteve për t’u anëtarësuar në BE. Gjatë vizitës së tij në Berlin e sigurova Kryeministrin Spajic për mbështetjen tonë në këtë rrugë” ka shkruan Scholz.
Gjatë një konference për mediat Kancelari ka thënë se “asnjë nga vendet e shumëta që synojnë anëtarësimin në BE nuk do të anëtarësohet vetëm për arsye gjeopolitike”. Por, a mund anëtarësohet Mali I Zi pas katër vjetësh?
Bëhet fjalë edhe për arritjet e secilit vend (merit -based), pra sa i ka plotësuar parakushtet për shtetin e së drejtës, demokracinë, ekonominë e tregut dhe bashkëjetesën sociale. Parakushti është përmbushja e acquis evropaine.Por unë jam i impresionuar me ambicien dhe shpejtësinë. Dhe mendoj se është një ambicie realiste. Ne do të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për këtë”.