Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi këtë të hënë në një deklaratë institucionale se mbetet në postin e kreut të qeverisë, pas një periudhe pesëditore reflektimi për vazhdimësinë e tij në këtë detyrë si pasojë e akuzave për korrupsion ndaj bashkëshortes së tij, Begoña Gómez.
“Kjo fushatë shpifëse nuk do të ndalet. Ne mund ta trajtojmë atë” tha ai, duke iu referuar vetes dhe gruas së tij. “E rëndësishme është që ne duam t’ju falënderojmë për shprehjet e solidaritetit të marra nga të gjitha fushat. Falë këtij mobilizimi, kam vendosur të vazhdoj të udhëheq qeverinë”.
Në fjalën e tij ai bëri edhe një lutje për mirësjelljen e jetës politike. “Ka të bëjë me vendosjen se çfarë lloj shoqërie duam të jemi. Vendi ynë ka nevojë për këtë reflektim. Ne kemi lënë baltën të kontaminojë jetën tonë publike për një kohë të gjatë” tha ai.