Pak vite më parë në një emision televiziv teksa u pyet për të dashurën e djalit të madh Denit Valbona Selimllari u shpreh se “Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”.
Por e dashura e tij është një nga konkurentët e programit “Ferma VIP” e cila është edhe një vajzë e njohur, bëhet fjalë për Gloria Meshin.
Gloria ka folur shpeshherë për partnerin e saj në ambientet e Ferma VIP, duke i shprehur edhe dashurinë. Jo më larg se dje, modelja iu drejtua kamerave duke thënë: “Deni, i love you baby”.
Gjithashtu i dashuri i saj i ka dërguar edhe një dron surprizë konkurentes.
Lidhja e tyre duket se i ka kaluar fazat e para dhe është familjare.
Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe komente e pëlqime me njëra-tjerën.