Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë që ushtrojnë profesionin në vend, sipas të dhënave zyrtare.
Mes tyre ka kontabilistë, ekspertë kontabël, avokatë, juristë, agjentë të pasurive të paluajtshme, dentistë, mjekë etj.
Ata janë të regjistruar kryesisht si biznese të vogla dhe të vetëpunësuar, ndërsa deri në fund të vitit të kaluar i janë nënshtruar tatimit njësoj si bizneset e vogla, duke u ngarkuar me pagesën e sigurimeve shoqërore e taksave lokale, ndërsa tatimfitimi ishte zero.
Të ardhurat që gjenerojnë profesionistët e lirë janë sa vetën 2.5% e të ardhurave gjithsej të deklaruara nga bizneset në vend. (Në total, bizneset në vend qarkulluan në vitin 2022 rreth 3.3 trilionë lekë, ose rreth 32 miliardë euro, sipas Anketës Strukturore të INSTAT).
Nga 1 janari 2024, me hyrjen e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, profesionistët e lirë, me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% tatim mbi fitimin neto dhe mbi këtë shumë me 23%. Me zbatimin e kësaj norme të re, e ardhurave neto e profesionistëve të lirë zbret në më pak se 1200 euro/muaj.
Në bazë të vetë deklarimit të fitimeve neto për vitin 2024, rezulton se 29 mijë profesionistët e lirë do të paguajnë rreth 7.6 miliardë lekë (ose 75 milionë euro) tatim fitimi të thjeshtuar.
Shuma prej 7.6 miliardë lekësh, është sa 12% e tatimfitimit që është mbledhur në total në buxhet për vitin 2023. (sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga tatim fitimi në 2023 ishin 64.5 miliardë lekë), ose 1.2% e totalit të të ardhurave buxhetore (të ardhurat buxhetore ishin 643 miliardë lekë në 2023). /Monitor
Ndiqni KËTU shkrimin e plotë