-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mëngjes tragjik! ‘Kamikazi’ me ‘Benz’ përplas për vdekje 80-vjeçarin

Kryesoret

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë ‘Pogradec-Qafë Thanë’.

Uniformat blu raportojnë se një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një makinë të tipit ‘Citroen’, rreth orës 04:45 të mëngjesit të 29 prillit.

Për pasojë, humbi jetën pasagjeri në mjetin tip Citroen, 80-vjeçari me iniciale F. Z. banues në fshatin Çetë, Devoll. Ndërsa u dëmtua drejtuesi i këtij automjeti 58-vjeçari me iniciale Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

”Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.”, raportuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit