Aktori dhe regjisori Edmond Budina i cili është një nga pjesëtarët e aleancës së mbrojtjes së teatrit i ftuar në emisionin “5 pytjet nga Babaramo” ka folur për protestat.
Ai është shprehur se në SPAK janë çuar rreth 40 kallëzime ku kanë qenë dhe kallëzimet për drejtorët e bashkisë së Tiranës
Budina:Ne jemi përsëri nëpër gjykata ne i kemi kallëzuar në SPAK, kemi çuar gati 40 kallëzime edhe këta drejtorë që janë në arrest i kemi kallëzuar.
Ne në protestën tonë në atë mënyrën tonë të qytetarisë do e tregojnë me anë të protestave.
Jemi vendi më i korruptuar i Evropës jemi të prapambetur, unë si qytetar a kam të drejtë të revoltohem kur shoh injorantët që pasurohen dhe që bëhen investues strategjik.
Duhet të gemi guxim që të protestojmë se shoh që kërcënohen për bukën e gojës për vendin e punës etj.