-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: RAI 3 dhe radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës e zhveshën Ramën nga fasada

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nga arresti i shtëpisë ka folur për emisionin e RAI 3 duek u shprehur se nga ai emision Rama u demaskua. Gjithashtu Berisha ka paralajmëruar ndjekësit e tij që ë marrin pjesë në protestë ditën e nesërme

Berisha:Në fillimet e tij në politikë, u shfaq një foto lakuriq e Edi Ramës. Ju e mbani mend.
Edhe në fundin e tij politik, Edi Ramës po i del sërish një foto e lakuriq. Por kjo fotografi po tregon një pamje shumë herë më të pështirë se ajo e para.
Rai 3 e zhveshi Edi Ramën nga teshat e fasadës. E nxori si Noriegën e Ballkanit dhe Europës. Demaskoi “drejtësinë e re” në fakt si “drejtësia e Ramës”. Me Skapin që lufton opozitën. Me gjykatat e kapura nga Don Agaçio. Me sistemin e drejtësisë, që amniston krimet e Edi Ramës.
Miqtë e mi, të gjitha këto i kemi thënë me qindra e mijëra herë.
Denoncuam Saimir Tahirin si Saimir Balilin, por Edi Rama dhe miqtë e tij që paguheshin, e dërguan në Shtëpinë e Bardhë.
Denoncuam Geron Xhafën se drejtonte trafiqet e Vlorës me vëllain ministër dhe Fatmirin.
Denoncuam Olsi Ramën si anëtar kryesor të grupit të Xibrakës. Jo njëherë, por dhjetëra herë.
Denoncuam kanabizimin e Shqipërisë.
Denoncuam ngritjen në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Miqtë e miq, një javë më parë, radiotelevizioni kombëtar i Belgjikës, RTL, në një akt të pandodhur ndonjëherë, dha lajmin për Mbretrinë e Belgjikës dhe mbarë Europën se kryetari i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ishte kryetari i grupeve trafikante të Mbretërisë së Belgjikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit